Soylu: Pas tërmetit në Iran, 8 qytetarë tanë humbën jetën në Van

Mos i humb

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu deklaroi se si pasojë e tërmetit që goditi qytetin Khoy në Iran, në rajonin Başkale të qytetit Van të Turqisë sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 8 persona, (AA).

Në një konferencë për media në Qendrën e Koordimit AFAD në qytetin Elazığ, ministri Soylu rikujtoi se rreth orës 08:53 sipas kohës lokale në qytetin Khoy të Iranit u regjistrua një tërmet prej 5.9 ballë.

“Sipas vlerësimeve dhe informacioneve që kemi marrë aktualisht nuk vërehet ndonjë situatë negative në qytetin Hakkari, por jemi informuar se ka pasur humbje të jetëve dhe shembje në fshatrat Kaşkol, Güvenlik, Gelenler dhe Özpınar në rajonin Başkale të qytetit Van. Menjëherë pas kësaj kemi informuar presidentin lidhur me situatën në 4 fshatrat e tronditur si pasojë e tërmetit që ndodhi në qytetin Khoy të Iranit”, tha Soylu duke shtuar se:

“Bëhet fjalë për shembje, kryesisht të shtëpive. Janë vënë në gadishmëri komuna dhe prefektura Van ndërsa një pjesë e ekipeve tona të AFAD kanë mbërritur në fshatrat në fjalë. Më saktë kanë mbërritur fillimisht në fshatin Özpınar dhe janë duke mbërritur edhe në fshatrat e tjerë”, tha Soylu duke theksuar se qyteti Khoy në Iran është në kufi me qytetin Hakkari dhe rajonin Başkale të qytetit Van.

– “21 persona janë plagosur”

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, lidhur me tërmetin që ndodhi pranë kufirit Turqi-Iran tha se janë plagosur 21 të persona tjerë.

Ai shprehu mëshirën e Allahut për personat që kanë humbur jetën dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

– Nuk është bërë ndonjë kërkesë për ndihmë ndërkombëtare

Ministri Soylu tha se kanë marrë informacione se nëpër fshatra ka njerëz nën rrënoja. “Sipas informacioneve, pas tërmetit që ndodhi në Iran, në qytetin Van humbën jetën 7 qytetarë tanë, mes të cilëve 3 fëmijë dhe 4 të rritur. Informacionet tregojnë se 6 prej tyre në fshatin Özpınar dhe një në fshatin Güvenlik. Në spital janë dërguar 5 persona të plagosur. Janë në vazhdim punimet e shpëtimit dhe heqjes së rrënojave. Informacionet që marrim nga terreni do t’i ndajmë me opinionin publik. Sipas informacioneve që kemi marrë nga Ministria e Jashtme, nga Irani deri më tani nuk është bërë ndonjë kërkesë për ndihmë ndërkombëtare”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit