Me pistoletë në çantë e drogë në makinë, disa të arrestuar gjatë kontrolleve në Lezhë

Mos i humb

Disa persona janë arrestuar gjatë kontrolleve rutinë nga policia e Lezhës, pasi janë kapur me armë, drogë e municione të tjera luftarake.

Në Shëngjin, si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë shtetasi Endrit Lohja, për “Armëmbajtja pa leje “, pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Albin Marlutaj dhe Armando Grishaj janë arrestuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve në doza të vogla, ndërsa iu janë sekuestruar fara canabisi.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës, kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga një 37-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet.

Po gjatë kontrolleve, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit, të cilët posedonin fara narkotike të dyshuara canabis sativa.
Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak, fara canabis, 3 celularë dhe 2 automjete.
Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë dhe forca e posaçme “Shqiponja” ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.
Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet me drejtues shtetasin E.L.,në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë,a për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga forca e posaçme “Shqiponja ” , në automjetin me drejtues shtetasin A.M. dhe pasagjer shtetasin A.G.,u gjetën dhe sekuestruan një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.M.,27 vjeç dhe A.G.,25 vjeç, banues në Lezhë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit.
Policia e Lezhës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin dhe i fton ata për të denoncuar në Komisariatin Digjital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit