“Me presidentin, u varros sistemi demokratik”, Berisha: Pas rënies së komunizmit të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu të vetëm

Mos i humb

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh se në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë.

Gjithashtu ai u shpreh se për herë të parë të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu të vetë.

“Jam këtu për të bërë një deklaratë në emër të PD. Në Shqipëri vendoset monizmi i plotë.

PD deklaron se pas zgjedhjes me datën 6 qershor me votën e PS për presidentin, Rama vendosi në pushtetin e tij edhe institucionin e fundit.

U varros sistemi demokratik i bazuar në ndarjen dhe balancën e pushteteve.

Sot për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushteteve janë në duart e një force politike dhe të një njeriu të vetëm.

Sot prej rënies së regjimit komunist, në pushtetin ekzekutiv është përfaqësues vetëm i një force politike, asaj të PS.

Sot njësoj si në të shkuarën moniste të gjitha institucionet e konsideruara të pavarura, janë të kapura.

Sot në këtë shtet monist si kurrë më parë të gjithë kryetarë e institucioneve më të larta të drejtësisë , çdo gjykatës i gjykatës Kushtetuese janë të përzgjedhur dhe emëruar nga mazhoranca e PS.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit