Dy persona janë përplasur fizikisht këtë të mërkurë me njëri-tjetrin, ndërsa sherri ka degraduar edhe në përdorimin e sendeve të forta.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 34-vjeçari S.M., banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushte dhe sende të forta A.K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


