Policia Rrugore e Tiranës ka kryer një kontroll me radar në aksin Sauk – TEG, në orët e mbrëmjes së kaluar dhe si rezultat janë ndërshkuar 38 shoferë.
23 prej tyre qarkullonin me shpejtësi të lartë, të tjerë në gjendje të dehur.
në të dyja kahet e lëvizjes, nga ora 20:00 deri në orën 00:30 të mëngjesit, ku janë evindentuar 23 shoferë, që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.
Gjithashtu, sipas policisë, janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie. Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Në Sauk-Teg në të dyja kahet e lëvizjes. Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle me radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën 00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.
Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie. Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit. Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Mos fluturoni në dhe mos abuzoni me alkoolin në timon! Policia Rrugore me dragera e radarë është në rrugë 24/7. Nuk është aksion, është punë e pandërprerë vetëm e vetëm për një qëllim, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.


