Mediat e Serbisë: Kaos në veri të Kosovës

Mos i humb

Menjëherë pas intervenimit të Njësive Speciale të Kosovës për të arrestuar Marko Gjuriçin i cili pa lejen e institucioneve të Kosovës hyri në Mitrovicë,mediat serbe po i japin “zjarr” deri në nxitje të tensioneve, arrestimit i cili ndodhi para pak çastesh.

Pothuajse të gjitha mediat online janë të mbushura me tituj bombastikë duke i dhënë theks të veçant aktivizimit të alarmit, i cili është i instaluar në pjesën veriore të Mitrovicës për mobilizimin e serbëve.

Ndër të tjera thuhet se për arrestimin e Gjuriçit është përdorur edhe gazi lotësjellës dhe shok-bomba. Këto janë disa nga tituj te e mediave serbe.

Njëra nga këto media madje shkruan se është krijuar kaos në Veri të Mitrovicës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit