Mediat: Mashtruesi turk i shpëtoi arrestimit duke dhënë rryshfet, po tenton largimin me gomone drejt Italisë

Mos i humb

Mediat turke kanë publikuar detaje të tjera në lidhje me arratinë e bosit të kriptomonedhës “Thodex”, Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri.

Media turke “Sabah” shkruan se super-mashtruesi ndodhet në vendin tonë dhe se i ka shpëtuar deri më tani operacioneve të kapjes nga policia shqiptare duke dhënë rryshfet.

Gazetari Saffet Azak shkruan se Faruk Fatih Ozer ka paguar 350 euro rryshfet për t’i shpëtuar kapjes dhe aktualisht është duke kontaktuar me persona të lidhur me mafian në jug të Shqipërisë me qëllim arratisjen me gomone për në Itali.

Më herët mediat turke publikuan pamje nga momenti kur ai ishte paraqitur në sportelin e një hoteli në Tiranë ku prenotoi për tre netë, por ndejti vetëm dy sepse kuptoi që po ndiqej nga policia.

Ndërkohë, policia sipas mediave turke ka blinduar edhe Fierin e Vlorën pasi dyshohet se Faruk Fatih Özer mund të arratiset me skaf për në Itali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit