Mediet italiane: Jep dorëheqjen kryeministri Giuseppe Conte, krizë në koalicionin qeverisës

Mos i humb

Ka dhënë dorëheqjen kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat theksojnë se largimi i tij hap një fazë të ndërlikuar politike dhe kushtetuese, e cila do të përfundojë vetëm kur një kryeministër i ri dhe ministrat e tij të betohen para Presidentit.

Sipas medieve fqinje, dorëheqja e Conte krijon një krizë, të lindur nga konfliktet mes partive të koalicionit qeverisës, që nuk u sanksionua nga një votë mosbesimi.

Ndërkohë, pritet që Conte të takojë sot Presidenti Sergio Mattarella për t’i paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit