MEDITIME KURANORE – 154

Mos i humb

1. Nata e Kadrit dhe vlerat e saj! U përmend nata e Kadrit në suren el Kadër pesë herë, në këto përmendje tregohet pesë vlerat e natës së Kadrit;

a). Zbritja e Kuranit.

b). Kjo natë është më me vlerë se njëmijë muaj.

c). Melaiket dhe shpirti (Xhibrili alejhi selam) zbritin në këtë natë.

d). Në këtë natë përcaktohet dhe zgjidhet çdo gjë në mënyrë të prerë.

e). Dhe kjo natë është paqe deri në lindjen e diellit të ditës së nesërme.

Dr. Muhamed Rebia

2. Mos harro se Allahu sheh çdo gjë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

أَلَمْ يَعْلَمْ بِأَنَّ اللَّهَ يَرَىٰ

“A nuk e di ai se All-llahu e sheh?” (Alek; 14).

Nuk ka mē bukur që çdonjëri prej nesh ta ketë parasysh dhe ta kujtoj këtë porosi Kuranore. Sidomos nëse vendos ta tradhëtoj dikë, të prek dora e tij në haram, ose këmba e tij të ecë në haram, ta kujtoj këtë porosi Kuranore në mënyrë që të ndaloj veten e tij nga kryerja e mëkateve dhe të kryej vepra të mira.

Dr. Muhamed el Hamed

3. Vlera e meditimit të Kuranit! Kush e mediton Kuranin e sheh se Allahu i Madhëruar ia cek shpeshherë robërve të Tij që ta kujtojnë mirësinë e krijimit të tyre dhe se ky kujtim i kësaj mirësi, ngërthen në vete shumë dobi, ndër to;

a). Robi mundohet pas kësaj t’ia jap hakun Krijuesit të tij në të gjitha llojet e adhurimeve që Ai ia ka obliguar.

b). I shtohet fuqishëm besimi në ringjalljen e trupave nga varreza pas vdekjes së tyre.

c). Kujton ditën kur do dalim para Madhërisë së Allahut.

d). Kupton urtësinë e Allahut në legjislacionin e Tij, Diturinë e Tij, urdhërat dhe ndalesat e Tij dhe caktimet e Tij.

e). I shtohet më shumë thjeshtësia dhe modestia.

f). E urren mendjemadhësinë dhe ik nga ajo ashtu siç ik njeriu nga egërsirat. Dhe ka mundësi që urtësia e fillimit të shpalljes, ajeteve të para Kuranore ishte kjo, andaj edhe filloi me shpalljen duke thënë;

اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ. خَلَقَ الْإِنْسَانَ مِنْ عَلَقٍ. اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ. عَلَّمَ الْإِنْسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. Lexo për Zotin tënd Bujar! Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alek; 1-5).

Dr. Muhamed Ibn Abdullah el Kahtani

4. Jeta e muslimanit në këtë botë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَإِذَا فَرَغْتَ فَانْصَبْ. وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَارْغَبْ

“E kur ta kryesh (obligimin), atë botë mundohu me adhurim (Allahut). Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!” (Esh Sherh: 7-8).

Ky është planprogrami jetësor që iu dha resulullahut, salallahu alejhi ue selem! Kur t’i kryesh punët e fesë, merru edhe me kryerjen e punëve të dunjasë. Në ato moment që kryen punët e dunjas merru prap me çështjet e fesë dhe ahiretit. Pra, jeta muslimanit duhet të jetë gjithnjë akitve e jo pasive. Nuk ka kohë që muslimani të kaloj në gjëra të kota dhe të pavlera.

Shejh Ebu Bekër el Xhezairi Ejser et Tefasir; 5/589

5. Veçoritë e ajeteve Kuranore! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَرْ

“As lypësin mos e përzë!” (Duha; 10).

Sa mirësi humbin ne, kur e kufizojmë ajetin Kuranorë vetëm në një kuptim. Rasti këtu kuptohet që mos e përze lypësin i cili të kërkon para! Por, këtu hyn edhe njeriu i cili vjen të lyp fetva nga ti. Andaj, duhet të ketë kujdes dijetari, mësuesi, muftiu ndaj atyre që i lypin fetva, të jenë të butë dhe të sjellshëm ndaj tyre e jo të vrazhdë.

Shejh Dr. Nasir el Umer

Nga arabishtja; Suad Shabani

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit