MEDITIME KURANORE – 170

Mos i humb

1. Sinqeriteti! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; اتَّبِعُوا مَنْ لَا يَسْأَلُكُمْ أَجْرًا وَهُمْ مُهْتَدُونَ
” Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!” (Jasin; 21).

Pra, argument kjo porosi Kuranore se thirrësi në Islam nuk guxon tua shikoj duart dhe xhepat popullit që i bën davet(nuk ua shikon pasuritë me qëllim përfitim personal prej tyre). Pra, duhet t’ia sqaroj atyre Islamin e jo të mendoj për pasurit e tyre e të përfitoj edhe ai prej dunjas së tyre përmes fesë! Kjo vepër e prish qëllimin e tij si dhe dyshohet me këtë vepër në sinqeritetin e tij në davet!!

Muhamed Hidër Husejn Mexhmua muelifatihi; 5/2298

2. Vlera e leximit të Kuranit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَنْ تَبُورَ
” Ata që lexojnë librin e Allahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.” (Fatir; 29).

Allahu i dalloi dhe i veçoi nga të tjerët lexuesit e Kuranit. Dhe na lajmroi se tregtia e tyre do jetë fitimtare në botën tjetër dhe se ajo nuk do të humbet, por do i shpie ata në përmbushjen e shpërblimit, pra hyrjen në Xhenetin e Allahut. Habab Ibnul Ereth.

Fehmul Kuran të el Muhasibij; fq.297

3. Respektimi i prindërve! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ
” Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë kthimi juaj.” (Lukman; 14).

A nuk të ka treguar askush se sa shumë ka sakrifikuar nëna yte për ty!? Po të sakrifikoj dikush nga njerëzit kaq shumë për ty, sa ka sakrifikuar nëna yte në lindje dhe derisa të rriti ty, dije se do ikte nga ti dhe po të silleshe keq do hakmerrej rëndë, por nëna yte megjithatë të rrin afër dhe ka harruar hjeket e saja në të kaluarën për ty. Ajo të ka ndjer sikurse të ishe shpirti i saj ose ndonjë pjesë e pandashme e trupit saj dhe asnjëherë nuk të la vetëm dhe nuk u largua nga ti, sidomos kur kishe t’i nevoj për të!!

Ali Tantavi, rahimehullah Dhekerijat; 2/94

4. Respektimi i prindërve! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ
” Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë kthimi juaj.” (Lukman; 14).

Nëse nëna jote është plakur ose është e sëmurë dije se ajo ka nevoj per ty tash më shumë se kurrë. Mos harro kujdesin e saj sa ishe i vogël dhe sa shumë sakrifikoj nëna për ty. Andaj, nëse ajo ka nevoj për para tua, mos ngurro dhe shërbej asaj, ngase ajo ishte në gjendje të vdiste vetëm që t’i të lindësh shëndosh dhe mirë.

Ali Tantavi, rahimehullah Dhekerijat; 2/94

Nga arabishtja; Suad Shabani

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit