Vjedhje, përndjekje e alkool në makinë/ Arrestohen 7 persona në Tiranë, 2 prej dytë të shpallur në kërkim

Mos i humb

Tiranë – 7 persona janë arrestuar së fundmi nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 18 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 31.01.2021, ka tentuar të vjedhë në biznesin e shtetases E. M. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, bënë ndalimin e shtetases M. H., 33 vjeçe, banuese në Bulqizë, të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me një muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. P., 26 vjeç, banues në Berat, pasi ka përndjekur një shtetase, për një periudhë 3-javore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 25 vjeç, pasi në rrugën “Koli Koçi”, ka ofenduar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të policisë së rendit publik, për vendosjen e një mase administrative për parkim të gabuar të mjetit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K. H., 20 vjeç dhe A. I., 29 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

E. P., pasi në rrugën “Tre Dëshmorët” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit