Medvedev: Sanskionet e reja amerikane, shpallje lufte ekonomike

Mos i humb

 

Moska do t’i konsideronte sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në sektorin financiar si “shpallje lufte ekonomike”, tha kryeministri i Rusisë Dimitry Medvedev.

“Nuk do të doja të komentoj në lidhje me sanksione të mëtejshme, por mund të them një gjë: nëse pason ndonjë ndalim i aktiviteteve bankare ose përorimit të një monedhe të caktuar, kjo mund të quhet absolutisht drejtpërdrejtë si shpallje lufte ekonomike”, tha Medvedev në një takim të punonjësve të Rezervës Natyrore Kronotsky.

“Dhe në këtë luftë, ne do të duhet të reagojmë me metoda ekonomike, politike dhe, në rast nevoje, metoda të tjera, ndërsa miqtë tanë amerikanë duhet ta kuptojnë këtë”, shtoi kryeministri rus.

Të mërkurën, Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi synimin e saj për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia Skripal në mars në qytetin jugor të Anglisë Salisbury, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 22 gusht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit