Mehajt e Prekazit, pse i jemi futur politikës dhe pse krah Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt

Mos i humb

Familja e heronjve Tahir e Nebih Meha nga Prekazi, e zhgënjyer me mënyrën si kanë shkuar punët nga mbarimi i luftës, së fundmi janë kyçur në politikë, siç thonë për të dhënë kontributin që gjërat të ndryshojnë pozitivisht.

Kjo familje heroike vendosi të bashkohen me NISMA-n e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit. Përfaqësues i familjes, Ilir Meha thotë se ju bashkuan kësaj partie duke i besuar lidershipit të dy ish-përfaqësuesve të lartë të UÇK-së, por njëkohësisht thotë se tek NISMA kanë gjetur hapësirën për të shprehur lirshëm mendimin.

Meha, në një intervistë për flet për kontributin që do jep në NISMA, për situatën politike, për atë sa respektohen familjet e heronjve si dhe për Bekim Jasharin, kryetarin e ri të Skenderajt.

Intervistoi: Blendi Gashi

Familja juaj Meha nga Prekazi heroik ka dhënë shumë për vendin. Së fundit vendosët të bëheni pjesë aktive e politikës. Pse e morët këtë vendim?

Familja Meha nuk është familje thjeshtë e Prekazit e Drenicës por ka qenë frymëzim në katër breza në të gjitha luftërat për çlirim duke filluar prej Emin Latit,Nebih Meha si birë i Emin Latit, Tahri Nebih Meha dhe në luftën e fundit Beqir Nebih Meha ku unë Ilir Beqir Meha jam direkt trashëgimtar krenar me rrënjën time sikur qe janë krenar kombi ynë i shtrenjtë.

Komandanti Legjendar Adem Jashari ishte betuar mbi varrin e Tahir e Nebih Meha se do ta vazhdoi luftën për liri. Ne si pasardhës duke pritur mbi 18 vjet qe shteti jonë të forcohet dhe zhvillohet nuk e kemi parë shumë të domosdoshme kyçjen në beteja politike. Por duke përcjellë me vëmendje gjendjen aktuale, ne si familje kemi vërejtur se programet e shumë partive dhe qëllimet për të cilat po trumbetojnë po dalin farse e mashtrime.

Ju pasardhësit e patriotëve Tahir e Nebih Meha vendosët t’i bashkoheni partisë NISMA për Kosovën. Pse zgjodhët pikërisht këtë parti e jo ndonjë tjetër?

Te Nisma për Kosovën familja jonë ka gjetur hapësirën, demokracinë e brendshme, mendimin e lirë e mbi të gjitha një parim të saj si parti, që fjala e mbajtur është përmbushje e programit. Pra janë këto arsyet pse aderova në Nisma për Kosovën, gjjithësesi duke i besuar fuqishëm liderishipit të saj Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqit.

Si familje e zgjodhëm Nismën për të vetmen arsye, që në program dhe parime e ka solidaritetin e barazinë dhe fjalën e urtë dhe të lirë pa urrejtje për askënd.

Cili do jetë kontributi juaj në parti? A do merrni me forcimin e NISMA-s në rajonin e Drenicës?

Unë do të jem shumë aktiv që të jap maksimumin jo vetëm që Nisma të rritet e forcohet, por direkt me programin e Nisma-s të forcohet edhe shteti ligjor. Qëllimi im kryesor i angazhimit tim në Nisma është që me forcimin e shtetit e ekonomisë e mirëqenies ta qojmë në vend sakrificën e shumë brezave dëshmorëve të kombit.

Sipas jush në ç’gjendje është sot politika kosovare? A jeni të zhgënjyer me rrugëtimin e saj nga paslufta?

Pikërisht gjendja e rëndë politike, përçarjet, urrejtja, burgosjet, shantazhet, korrupsioni, dobësimi i Kosovës në sytë e Evropës e Botës më ka shtyrë që të hyj në këtë betejë politike. Pasiviteti e mbytë të ardhmen, lufta me pushkë ka përfunduar, frytet e saj i ruajmë dhe i avancojmë me dije e diplomaci në tavolinë.

Shqiptarët gjithmonë i kanë zvogëluar frytet e luftës me diplomaci, sot duhet të ecim përpara me politikë të mirëfilltë me njerëz të dijes, të mençur dhe të guximshëm në mbrojtje të interesit të Kosovës, pasi në këto 7 vite ka pasur vetëm dështime.

Të kalojmë në një temë tjetër. A po respektohen apo janë lënë anash familjet e shumë heronjve?

Fatkeqësisht ka harrim ka nënvlerësim, selektim për t’i ndarë dëshmorët në krahë politikë dhe sipas periudhave kohor. Edhe kjo ka qenë një motiv shtesë që të angazhohem në beteja politike. Dëshmorët s’kanë parti, ata parti e kanë shtetin e fortë që s’po bëhet ende, por ka për tu bërë.

Sa është zhvilluar rajoni i Drenicës pas pasluftës? Si është gjendja e fshatrave? A ka nevojë që më shumë të ndihet dora e shtetit?

Unë nuk e shoh Kosovën përmes rajonit të Drenicës, unë dua që Kosova të zhvillohet komplet në mënyrë të barabartë sipas kushteve që ofron shteti, buxheti e pasuritë natyrore.

Komuna e Skenderajt në katër vitet e ardhshme do udhëhiqet nga Bekimi, djali i Hamzë Jasharit. Si e keni pritur kandidaturën e tij dhe ç’punë prisni ?

Asnjë shqiptarë i pastër s’mund ta ketë pritur ndryshe pos me gëzim kandidimin e Bekim Hamëz Jasharit. Bekim Hamëz Jasharit i uroj shumë suksese dhe shëndet në detyren që posa e morri, por do të jetë sfidë e madhe qëndrimi i tij karshi të gjithë qytetarëve pa dallime politike.

Tash unë si pjesë e Nisma që përfaqësohemi me një asambleistë dhe si Degë e Nisma-s do t’i përcjellim zhvillimet komunale dhe do të kritikojmë apo vlerësojmë sipas qasjes dhe vendimeve e qëndrimeve të kryetarit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit