Meksika miraton ligj për të siguruar qasjen e qytetarëve në plazhet e vendit

Mos i humb

Meksika miratoi një ligj i cili kërkon që pronarët e tokave të lejojnë qasjen për qytetarët nëpërmjet tokave të tyre në plazhet që nuk kanë rrugë.

Ministria e Mjedisit njoftoi se ndaj pronarëve të tokave do të paguhet dëmshpërblimi për qasjen.

Ndërkohë, ligji parashikon gjobitje deri në 49 mijë dollarë për hotelet, restorantet ose pronarët e tjerë të tokave që kufizojnë qasjen në plazhet e vendit.

Meksikanët prej një kohe të gjatë kanë reaguar ndaj restoranteve, klubeve dhe hoteleve private që punësojnë roje të cilët vendosin barriera për të mbajtur popullatën lokale larg nga hapësirat e “plazheve të tyre”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit