Meksika nuk i çon fëmijët në shkollë, mësim nga shtëpia në TV

Mos i humb

Programi mësimor ka rifilluar në Meksikë, por duke marrë parasysh situatën e pandemisë fëmijët nuk janë kthyer ende në klasa.

Shkollat ishin ndër institucionet e para që u mbyllën pasi virusi filloi të përhapet në të gjithë botën në muajin mars.

Meqënëse shumë familje meksikane nuk kanë qasje në internet, programi mësimor do të transmetohet në TV.

Shifrat zyrtare sipas qeverisë rezultojnë se 93% e popullsisë meksikane kanë qasje në TV.

Prindërit e kanë mirëpritur rinisjen e shkollën, mirëpo disa të tjerë janë s hprehur se mësimet virtuale janë të vështira për prindërit që janë të detyruar të shkojnë në punë.

Meksika deri tani ka një ndër numrat më të lartë të personat që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Që prej fillimi të pandemisë janë regjistruar 61.450 njerëz të cilët kanë humbur jetën për shkak të Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit