Meksikë, arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes me dyshimin për trafik droge

Mos i humb

Ish-ministri i Mbrojtjes i Meksikës, Salvador Cienfuegos Zepeda u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelesit, deklaroi ministri i Jashtëm, Marcelo Ebrard.

Ebrard shkroi në Twitter se ai ”ishte informuar për arrestimin nga ambasadori amerikan në Meksikë, Christopher Landau”.

“Ne do t’i ofrojmë (Cienfuegos Zepeda) ndihmën konsullore për të cilën ai ka të drejtë”, shtoi Ebrard.

72-vjeçari u arrestua me kërkesë të ”US Drug Enforcement Administration” (DEA) njoftoi gazeta meksikane ”El Universal”, ndërsa medie të tjera raportuan se ai ishte akuzuar për trafik droge.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit