Meksikë, gjenden 5 trupa pa kokë

Mos i humb

Në veri të Meksikës u gjetën pesë trupa të pajetë me kokë të prera.

Zyra e prokurorit në shtetin meksikan Chihuahu tha se vrasësit përpara shtëpisë të njërit prej viktimave në qytetin Guachochi dy herë kanë transportuar dhe kanë lënë pesë trupat me koka të prera.

Në deklaratë thuhet se autoritetet kishin identifikuar katër nga personat e vrarë dhe se hetimet rreth çështjes ishin në vazhdim.

Qyteti Guachochi është i njohur si një nga qendrat kryesore për prodhimin e drogës dhe opiumit. Qyteti ndodhet në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Artë” të shteteve veriore meksikane, ku vrasjet masive më së shpeshti janë të lidhura me kontrabandën e narkotikëve.

Në Meksikë, në mënyrë aktive veprojnë disa kartele të mëdha të drogës, të cilëve atuoritetet meksikane në vitin 2006 u kanë shpallur luftë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit