Donald Trump është sërish në qendër të sulmit mediatik. Këtë herë bëhet fjalë për një video ku Melania Trump refuzon të kapet nga dora nga bashkëshorti i saj.
Videoja ka shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale.
Zonja e Parë është filmuar ndërsa largon me ‘stil’ dorën e Donald Trump ndërsa të dy zbrisnin nga “Air Force One” në bazën ajrore “Andrew” në Uashington.
Ky moment është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale ku komentuesit e kanë konsideruar atë si një tjetër refuzim që Melanie i bën Donald Trump në publik.
Ironia nuk ka munguar as nga personazhe të njohur si Rihanna. Ajo ka publikuar videon e Melanias që refuzon dorën e Trump dhe shkruan.
“Melanias i pëlqen arti”.
Ndërsa ‘50 Cent’ zgjodhi të ishte më i drejtpërdrejtë me postimin e tij në Instagram, në të cilin ai ndau videon e Melania dhe Donald dhe thjesht shkroi: “Ajo nuk dëshiron të ta kap dorën. LOL”. Kjo nuk është hera e parë që Melania Trump refuzon të kapë dorën e presidentit të SHBA-ve në publik.


