G7 nuk është një kështjellë e mbyllur në vetvete, e cila duhet të mbrohet nga dikush, por është një ofertë vlerash që ne i hapim botës, me synimin e zhvillimit të përbashkët, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni në hapjen e takimit të G7-s në Bari.
”Ka shumë punë për të bërë, por jam e sigurt se në këto dy ditë do të mund të zhvillojmë një diskutim që do të mund të prodhojë rezultate konkrete dhe të matshme”, vijoi ajo.
”Italia zgjodhi të presë samitin e liderëve në Pulia. Nuk ishte një zgjedhje e rastësishme: ne e bëmë sepse Pulia është një rajoni më jugor në Itali. Mesazhi që duam të japim është i një G7 i cili nën presidencën italiane dëshiron të forcojë dialogun e tij me vendet e Jugut Global, sepse kjo tokë është historikisht një urë ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, është një vend dialogu në qendër të Mesdheut, ai det që lidh dy hapësirat e mëdha detare të globit, Atlantikun dhe Indo-Paqësorin”, theksoi Meloni.
“Ai det përfaqësohet edhe në simbolin që ka zgjedhur Italia, së bashku me një simbol tjetër të identitetit tonë, ullirin shekullor me rrënjët e tij të forta, me gjethet e tij të projektuara drejt së ardhmes. Midis gjetheve të tij ne jemi si shtatë rrënjë, simbol i kombeve tona që bashkëpunojnë së bashku në sfidat e mëdha globale”


