Merkel dhe Macron thrrije për qetësimin e situatës në Lindje të Mesme

Mos i humb

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për ndërprerje të acarimit të situatës në Lindjen e Mesme, pasi shkrepja e pretenduar e raketave iraniane ndaj pozitave izraelite në Lartësitë e Golanit shkaktoi sulme izraelite ndaj objektivave iraniane në Siri.

Merkel dhe Macron u takuan sot në Achen të Gjermanisë në margjinat e ceremonisë në të cilën lideri francez mori çmimin për kontribut të Bashkimit Evropian. Nga Qeveria e Gjermanisë theksuan se kanë biseduar për ndodhitë në Lindjen e Mesme dhe bënë thirrje për “mençuri dhe qetësim në rajon”.

Merkel edhe njëherë theksoi mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për marrëveshjen bërthamore me Iranin.

“Ne e dimë se kemi të bëjmë me një situatë jashtëzakonisht të komplikuar. Eskalimi i situatës në disa orët e fundit tregon se kjo vërtetë është çështje e luftës dhe paqes, dhe unë vetëm mund t’u bëj thirrje gjithë të involvuarve për përmbajtje”, tha Merkel./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit