Merkel: Fluksi migrator i vitit 2015 nuk duhet të përsëritet

Mos i humb

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sërish premtoi se fluksi i madh i migrantëve nga viti 2015 nuk do të përsëritet.

Merkel, e cila javën e kaluar mori mandatin e katërt të kancelares, në fjalimin e parë para Parlamentit pranoi se debati për migracionin “ka ndarë dhe polarizuar vendin tonë deri në ditën e sotme”.

Ajo sot theksoi se Gjermania, e cila në vitin 2015 dhe 2016 lejoi hyrjen e më shumë se një milion migrantëve, mund të jetë krenare.

“Sigurisht, ky është një rast që ka qenë situatë jashtëzakonisht humanitare. Situatë e tillë humanitare nuk duhet të përsëritet”, shtoi Merkel.

Kancelarja gjermane theksoi se marrëveshja e Bashkimit Europian dhe Turqisë nga viti 2016, që ka për qëllim parandalimin e ardhjes së migrantëve dhe trafikimin e njerëzve, ka shumë kundërshtarë, porse ajo gjithmonë do ta mbrojë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit