Merkel fton presidentin Erdogan në Gjermani

Mos i humb

Kancerlarja gjermane Angela Merkel, fton në Berlin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas zgjedhjeve të 24 qershorit.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili gjendet në Gjermani për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të përvjetorit të fatkeqësisë së Solingenit, tha se kancerlarja gjermane ka ftuar presidetin Erdogan në Berlin pas zgjedhjeve të 24 qershorit. Ai tha se do të përcjellë këtë ftesë.

Mësohet se ftesa është bërë gjatë takimit në ceremoninë përkujtimore në Dusseldorf, kryeqyteti i shtetit Nordrhein-Westfalen.

– Çavusoglu takohet me homologun gjerman

Ndërkohë ministri Çavusoglu në Solingen është takuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

Çavusoglu dhe Maas para takimit kanë vendosur lule në monumentin e Fatkeqësisë së Solingenit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit