Në Gjermani, ku po vazhdojnë përpjekjet për krijimin e një qeverie, sot janë zhvilluar bisedimet e para paraprake për koalicionin, të cilat do të zgjasin 5 ditë mes Partisë Kristian Demokrate (CDU), Partisë së Bashkimit Social Kristian (CSU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD).
Në takimin e mbajtur në qendrën e përgjithshëm të SPD-së morën pjesë kryetarja e përgjithshme e CDU-së dhe kancelarja Angela Merkel, kryetari i përgjithshëm i CSU-së, Horst Seehofer dhe kryetari i përgjithshëm i SPD-së, Martin Schulz, si dhe të interesuar të tjerë.
Bisedimet paraprake u mbajtën gjithashtu midis udhëheqësve të partisë, si dhe midis nëngrupeve të formuara si ato për politikat e financës, ekonomisë, transportit, energjisë, bujqësisë, të punësimit, familjes, emigracionit, punët e brendshme, për Evropën dhe politikat e jashtme dhe mbrojtjes.
Ndërsa takimi i radhës do të jetë në qendrën e CDU-së në Konrad Adenauer Haus, dhe takimi i tretë do të mbahet në zyrën e Berlinit të shtetit bavarez.
Në një deklaratë para takimit kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur “Besoj se do të kemi sukses”.
Pasi ka vënë në dukje se ka shumë për të bërë, Merkel ka theksuar se në ditët e ardhshme partitë e bashkuara (CDU/CSU) dhe SPD do të punojnë jashtëzakonisht në mënyrë intensive.
Ndërsa Schulz ka theksuar se politika dhe shteti duhet të modernizohet dhe Gjermania duhet të përshtatet me kohën. Ai pasi ka theksuar se bisedimet do të jenë të hapura, Schulz tha se “Ne nuk po vendosim vijë të kuqe. Përkundrazi ne dëshirojmë që në Gjermani të zbatohet politikë më e kuqe (sociale demokratike)”.
Ndërkohë Seehofer vuri në dukje se nuk kanë hyrë në negociata me parakushte të caktuara, por se nuk do të tejkalojnë profilet e partisë.
Rezultatet që do të dalin pas diskutimeve paraprake të planifikuara për t’u përfunduar më 12 janar, do të trajtohen më pas nga organet kompetente të partive. SPD do të organizojë një asamble të përgjithshme të jashtëzakonshme më 21 janar për të vlerësuar negociatat me anëtarët e saj.
Nëse këto negociata dështojnë, në rendin e ditës do të vijë që CDU/CSU të provojë për të krijuar një qeveri të pakicës ose për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./Rtv islam/


