Merkel takohet me Vuçiçin në Paris, temë kryesore Kosova

Mos i humb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohet të dielën në Paris me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Kështu raporton e përditshmja serbe “Blic” duke iu referuar burimeve të saj.

Takimi u iniciua, sipas burimeve të kësaj gazete nga qarqet diplomatike, me sugjerimin e Merkelit dhe do të mbahet mëngjesin e së dielës para ceremonisë zyrtare që shënon 100 vjetorin e Përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Raportohet se dy zyrtarët do të diskutojnë të gjitha çështjet e rëndësishme – situatën në rajon dhe ekonominë, por një theks i veçantë i takimit do të jetë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit