Merkel: Turqia meriton vlerësim të madh për refugjatët sirianë

Mos i humb

 

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se pavarësisht disa kritikave për qeverinë, janë të admirueshme përpjekjet e Turqisë në çështjen e refugjatëve.

Në një fjalim të mbajtur sot në Parlamentin federal (Bundestag) lidhur me buxhetin, Merkel potencoi bisedat e zhvilluara në Samitin e Këshillit Evropian.

“Në fakt kemi folur rreth ndihmës financiare jo për Turqinë, por për pjesën e dytë prej 3 miliardë euro që do të jenë në shërbim të 3.9 milionë refugjatëve që Turqia ka pranuar. Kemi pranuar edhe këtë ndihmë të dytë. Turqia mund të kritikohet, por Turqia e meriton një vlerësim dhe një kontribut të madh për atë që ka bërë ajo për refugjatët sirianë”, tha Merkel.

Ajo ka vënë në dukje se për të ardhmen e Gjermanisë dhe të gjithë Evropës çështja e refugjatëve duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në solidarizim dhe me plane të vërteta.

Merkel tha se me rëndësi të madhe është mbrojtja e kufijve të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane theksoi se për këtë çështje ka zhvilluar biseda kryesisht me Austrinë dhe Greqinë. Sipas saj, marrëveshjet që do të arrihen me vendet afrikane kryesisht për Italinë janë të rëndësishme edhe ndihmat për këto vende.

Kancelarja Merkel rikujtoi se SHBA-ja ka kërkuar nga Gjermania se duhet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes në kuadër të NATO-s. Merkel shprehu kënaqësinë për marrjen e vendimit për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes duke shtuar se do të rritin edhe më tej këto shpenzime dhe se Gjermania do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i NATO-s.

Në lidhje me çështjen e refugjatëve për të cilën hasën në mosmarrëveshje me ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, Merkel tha se ministri Seehofer, i cili po ballafaqohet me azilkërkuesit, do të shqyrtojë masterplanin që ai ka përgatitur dhe kërkon mënyra për t’i bërë azil-kërkuesit më efikas dhe më të shpejtë.

Merkel shtoi se do të shqyrtojnë masterplanin që ka përgatitur ministri i Brendshëm, Seehofer lidhur me çështjen e refugjatëve për të cilin kanë mosmarrëveshje dhe se do të kërkojnë mënyrat për t’i bërë më efektive dhe më të shpejta procedurat në lidhje me refugjatët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit