Merr flakë fabrika në Prishtinë, tymi i zi ‘pushton’ vendin

Mos i humb

PRISHTINË- Një zjarr i madh ka rënë gjatë ditës së sotme në një fabrikë në Drenas.

Në pamjet e publikuara nga mediat e Kosovës duket tymi i zi, që ka mbuluar zonën.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se incidenti ka ndodhur në një fabrikë.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit.

Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, deklaroi ajo.

Mediat në Kosovë raportojnë se zjarri ka shpërthyer në një fabrikë të plastikës, ku zjarri ka përfshirë gjithë objektin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit