Mësohet arsyeja pse KFORI-i nuk ndërhyri në rastin e arrestimit të Gjuriçit

Mos i humb

Cuochi tha se NATO mbështet vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuochi, ka deklaruar se misioni paqeruajtës i NATO-s do të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme dhe tash për tash nuk planifikohet reduktimi i pranisë ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për revistën Jedinstvo tha se KFOR-i nuk përzihet në çështje të politikës dhe për këtë arsye nuk intervenoi me rastin e arrestimit të Marko Gjuriç dhe nuk është përfshirë në hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Cuochi tha se NATO mbështet vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, dhe se ky është kyç për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Arrestimi i Gjuriçit u krye nga Policia e Kosovës si instanca e parë e përgjigjes për siguri dhe KFOR-i nuk ishte ftuar të intervenojë”, u shpreh ai./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit