Meta: Askush nuk mund të marrë vulën e PL-së dhe të shuajë opozitarizmin

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se regjimin e gënjen mendja se do të marrë vulën e Partisë së Lirisë dhe të shuajë opozitarizmin.

Në fjalën e mbajtur në Konventën e Partisë së Lirisë, Meta u shpreh se organizimi i partisë sot fillon nga e para.

“Gjysma e partisë sot është në emigracion. Do të kemi një konventë të re dhe parti të re siç duhet përballë këtij regjimi mafioz, që ka rrëmbyer vulën e PD-së, që e gënjen mendja se do të marrë vulën e PL-së dhe të shuajë opozitarizmin”, tha Meta.

Meta u shpreh se faktor vendimtar për fitoret mbetet organizimi.

“Do mblidhemi në komision organizimi dhe do bëjmë bilancin sot dhe do ta fillojmë nga vetja. Çdokush nga që ka 15 vite plus në parti, duhet të kishte nga 15 mijë të rinj nga mbrapa”, tha Meta.

Sipas kreut të PL-së, “kush do që Ilir Meta të largohet nga politika duhet të votojë 5 prioritetet.

“Kur të bëhen 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë atëherë do iki”, tha ai.

“Kush nuk është me Ilir Metën, i jep dorën Ilir Metës dhe i thotë mirupafshim. Ama kush ëndërron për lojëra e ka gabim sepse Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Berishës dhe i ka bërë të gjitha shkolla për t’u përballur me mafien”, tha ai ndër të tjera.

Gjatë fjalimit të gjatë të mbajtur në Konventën Kombëtare, Meta ceku edhe çështje të tjera politike, duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Ai risolli deklaratat që e shoqëruan në vitet e fundit në Presidencë në lidhje me ambasadorët.

“Të dalë ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit”, u shpreh Meta.

Në lidhje me Dvoranin Meta komentoi edhe vlerësimin e tij nga DASH. “Të jeni të sigurt se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranin”, u shpreh Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit