Meta çoi Kodin Zgjedhor në ‘Venecia’, reagon Varhelyi: Besoj që Komisioni do japë këshilla të shpejta. Kuvendi të presë opinionin

Mos i humb

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi i kërkon Kuvendit të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor që u kthyen nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Varhelyi shkruan në “Twitter” se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët rreth Kodit dhe se parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen për të rivotuar.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut.

Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi.

Varhelyi
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit