Meta : Disa angazhohen në veprimtari joligjore për mbledhje detyrimesh në shkelje të të drejtave

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, kryetarin z.Tedi Malaveci dhe anëtarin e Këshillit Drejtues, z.Admir Beqiri.

Në një postim në rrjetet sociale Meta shkrua se u njoh prej tyre me shqetësimet e mijëra qytetarëve, veçanërisht nga shtresat në nevojë, të cilët hasin vështirësi për të përmbushur detyrimet e shitura si të transferuara, për mbledhje nga institucione financiare jobankare, në mungesë transparence, duke shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për ta.

“Do të ndjek me shumë vëmendje problematikën, në ballafaqim me të gjithë aktorët institucionalë, për t’i nxitur ata që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në përputhje me ligjin dhe në respekt të të drejtave themelore të qytetarëve, të cilët detyrohen për t’u përfshirë në marrëdhënie të reja kredimarrjeje.

Nevojitet një ndërhyrje e qartë shtetërore për të ndihmuar këtë kategori, ashtu si dhe një angazhim serioz interaktiv i institucioneve përgjegjëse për të ndalur dhe ndëshkuar pa vonesa çdo veprimtari abuzive.

Mbështes angazhimin e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privatë, për referimin në organet ligjzbatuese të çdo veprimi të paligjshëm, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, për penalizimin edhe të vetë përmbaruesve gjyqësorë që angazhohen në veprimtari joligjore për mbledhje detyrimesh në shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.”- shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit