Meta homazhe për Dëshmorët e Atdheut: Ditë reflektimi e angazhimi, për të pasur gjithmonë të shenjta, sovranitetin, lirinë dhe pavarësinë

Mos i humb

Me rastin e 5 Majit, “Ditës së Dëshmorëve”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përkujtoi dhe nderoi heroizmin dhe sakrificat sublime të martirëve, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe sovranitetin e atdheut tonë.

Presidenti Meta bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule te Monumenti “Nëna Shqipëri”, duke u përkulur me respekt në kujtim të Dëshmorëve të Atdheut, si dhe nderoi herozimin e sakrificat sublime të të gjithë atyre, të cilët dhanë jetën për liri.

Në këtë ditë të shënuar përkujtimi dhe nderimi ndaj Dëshmorëve të Atdheut, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Është një ditë shumë e rëndësishme, Dita e Dëshmorëve, Dita e Heronjve, e bijve dhe bijave më të mirë të Shqipërisë, që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut.

Është një ditë, jo vetëm për të nderuar sakrificat e tyre më sublime, por njëkohësisht, edhe një ditë reflektimi dhe angazhimi, për të pasur gjithmonë të shenjta, sovranitetin, lirinë dhe pavarësinë e Atdheut.

Jo vetëm kaq, por dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët, e sidomos për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit