“Sfida kryesore e opozitës është denoncimi i të gjitha këtyre aferave, vendosja e qeverisë në llogaridhënie.

Për PL gjithashtu është edhe avancimi i projektligjeve që janë bllokuar nga Rilindja.

Prej katër vitesh jemi në kushte të një regjimi monist mizor që nëpërkëmb të drejtat e qytetarëve.

Një regjim të tillë europa nuk e ka njohur prej dekadash, dhe ndëshkimi do jetë tërësisht i merituar dhe kam besim se opozita e bashkuar do të garantojë ndryshimin e vonuar që kanë kërkuar prej kohësh qytetarët”, tha Meta.