Meta: Kjo, pranvera që do t’u rikthejë shpresën të rinjve

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se, kjo është pranvera që do t’u rikthejë shpresën të rinjve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë që ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Gjatë një takim në Elbasan, ai tha se, “më 14 Maj të rinjtë do të ndëshkojnë me votë “Rilindjen”, armiken më të madhe të interesave të tyre”.

“”Rilindja” ka frikë nga ëndrrat tuaja, ka frikë nga liria juaj, ka frikë nga vrulli juaj, prandaj kërkon me çdo kusht, me të gjitha format dhe mënyrat t’ua bëjë jetën sa më të vështirë këtu, që të bjerë interesi juaj për të ndjekur shkollat, që të bjerë interesi juaj për të ndjekur universitetet, që të bjerë interesi juaj për të krijuar familje të reja, dhe duke ju krijuar sa më shumë vështirësi t’ju tregojë dy rrugë: ose rrugën e largimit nga familjet tuaja, nga Elbasani dhe nga vendi ose rrugën e nënshtrimit”, theksoi Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit