RUSI – Putin nis bisedimet me Xi

Mos i humb

Presidenti rus, Vladimir nisi sot bisedimet me homologun e tij kinez, Xi Jinping në Moskë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

Në fillim të takimit të tyre Putin dha një deklaratë të shkurtër duke thënë se Rusia ishte e hapur për negociata lidhur me Ukrainën.

Ai tha se Moska ishte njohur me propozimet e paqes të Kinës dhe ishte gati t’i diskutonte ato.

Xi mbërriti sot në Moskë në një vizitë zyrtare treditore.

Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga fillimi i mandatit të tretë të paprecedentë.

Ndryshe nga vendet perëndimore, Kina nuk e ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe e ka pozicionuar veten si ndërmjetëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit