Meta: Kryeministri ka kapur për fyti drejtësinë

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, duke folur për çështjen Beleri, deklaroi se ai u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës.

Meta theksoi se çështja Beleri tregon se në Shqipëri nuk ka demokraci dhe se drejtësia është e kapur nga Rama.

“Çështja Beleri është problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri, është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri.

Kryeministri ka kapur policinë, prorkurorinë, gjykatat, përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe bllokimi i betimit të tij është antikushtetues. Fredi Beleri u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës.

Ai fitoi zgjedhjet dhe duhet të ishte kryebashkiak i Himarës. Për shkak të këtyre padrejtësive, çështja ka marrë jehonë më të madhe. Kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit