Meta ktheu ligjin për ”Policinë e Shtetit”, Murrizi: I jap të drejtë, jemi në prag të zgjedhjeve. Rama për vota do u thotë policëve…

Mos i humb

Deputeti i opozitës parlamentare dhe kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi i ka dhënë të drejtë zyrës juridike të Presidencës për arsyet e dekretit për kthim në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për ‘’Policinë e Shtetit’’.

Në Komisionin e Sigurisë, Murrizi tha se ky ligj vijon njollosjen e policëve dhe trupës teksa thekson se Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve dhe ky ligj nuk i bën mirë as mazhorancës vetë.

Ai gjithashtu ka përdorur një batutë duke theksuar se Rama më parë u thoshte policëve që pas orës 4 të varnin kapelën e të bënin votat për PS, kurse kësaj radhe nuk do varin kapelet, por të përgjojnë.

”E parë në kompleks. I jap të drejtë zyrës juridike të Presidencës, arsyet që mos kalojë në Kuvend. Shtova dhe faktin që ne jemi në prag zgjedhjesh. Për të mos njollosur dhe me të padrejtë, figurën e pjesës së Policisë, që po njollosen nga 200-300 veta. Është njollosur gjithë trupa. Jo vetëm edhe pjesa më  vogël e asaj që quhet formalisht opozitë, që ka braktisur Kuvendin, dhe gjithë ky tension artificial. Do i bënte mirë mazhorancës që të shtyhet ky ligj, të shtohet, apo të lihet stop apra 25 prillit. Do e ndjeni peshën e këtij ligji nga gjithë pjesa që më apo të padrejtë ka vendosur dorën e Policisë në zgjedhje.

Nuk di si do ju thotë Rama tani, se në 2017 u tha varni kapelet pas orës 4 e bëni vota për PS, tani do ju thotë mos i varni po merrni e përgjoni.

Jam kundër këtij ligji. E di që nuk ju ka ardhur mirë. Keni kartonat deri më 25 prill më pas shihemi apo nuk shihemi si të vendosë sovrani.”- tha Murrizi.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit