Po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, bllokohet mjeti në Lezhë, nën hetim shoferi

Mos i humb

Policia e Lezhës ka goditur një rast të krimeve mjedisore, duke bllokuar një automjet, që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, është proceduar penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore, shtetasi A. M.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Rubik, Mirditë, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. M., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, kanë proceduar penalisht shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Ndërfanë, Mirditë.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

69f3b5c7 Af09 4395 Be11 8a98470b18dd
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit