Meta kujton masakrën e Srebrenicës: Dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, e vetmja rrugë për të ecur përpara

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot viktimat e pafajshme të masakrës së Srebrenicës, 27 vitë më parë..

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Meta shkruan se “dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, përgjegjësve dhe frymëzuesve të kësaj masakre është e vetmja rrugë për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian”

“Me pikëllim të thellë nderojmë sot kujtimin e viktimave të pafajshme të Srebrenicës, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 27 vite më parë, në zemër të Europës.

Dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, përgjegjësve dhe frymëzuesve të kësaj masakre është e vetmja rrugë që garanton forcimin e bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.

Fryma e urrejtjes, përçarjes, ndasive dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk duhet të gjejë më vend në shoqëritë tona, por duhet të marrë një dënim të merituar për të mos lejuar më të tilla masakra të përsëriten në të ardhmen”, shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit