Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përcolli sot një mesazh ngushëllimi familjes dhe popullit italian, pas vdekjes së ish-Presidentit Napolitano.
Meta, në mesazhin e tij e cilësoi ish-Presidentin Napolitano përkrahës të fuqishëm të përshpejtimit të procesit të integrimit europian të vendit tonë.
“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit, Giorgio Napolitano, përkrahës i fuqishëm i përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Protagonist i rëndësishëm në historinë politike italiane dhe europiane, kontributi i tij i vyer në forcimin e marrëdhënieve tona strategjike me Italinë mike do të nderohet gjithmonë me respekt.
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe popullit italian për këtë humbje të pazëvendësueshme”, citohet mesazhi i Metës.
Ish-presidenti italian Giorgio Napolitano u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 98 vjeçare në një spital të Romës.Napolitano ka qenë president në vitet 2006 dhe 2015 më shumë se tetë vjet e gjysmë.


