Ndryshe nga cdo dalje e tij publike, Presidenti Ilir Meta është shfaqur me maskë anticovid, në konferencën e sotme për mediat.
Nuk dihet cfarë e ka bërë kreun e shtetit të ndryshojë qëndrim në këtë dalje për mediat, të cilën mund ta sqarojë gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.
Kujtojmë se pak para konferencës, Meta zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge, nga i cili mbase ka marrë këshilla të vlefshme .
I pyetur nga gazetarët se çfarë veprimi ligjor do ndërmerrte Presidenti tani që ligji i ri për Presidentin, nuk e lejon nga ana kushtetuese të shpërndajë Parlamentin, Presidenti Meta u shpreh se ka popullin e 2 Marsit, që sipas tij është edhe më i madh.
“Mbi kushtetutën është vetëm populli, aty është populli i 2 marsit vetëm sa është shumëfishuar, ndaj të merren me pandeminë, me shëndetin e popullit. I ftoj edhe këta oligarkët që të mos harxhojnë lekë kot se do të zhgënjehen në 25 prill. Një referendum mbarëkombëtar do vijë që do rrëzojë këtë sistem oligarkik që duan t’i kthejnë shqiptarët në të pambrojtur, do ketë rivendosje të rendit kushtetues. Kushtetuta është mbi të gjitha, mbi të është veç populli”,- shtoi Meta.


