Në një reagim në Facebook, Meta duke folur në Konferencën në Forumin Ekonomik të Maltepes, Stamboll, thekson se në këtë situatë, është e rëndësishme që integrimi i Ballkanit Perëndimor të mos shndërrohet në një rast të dështuar.

Meta bën thirrje që të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Reagimi i Metës:

Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur nevojën për të ripërkufizuar identitetin europian si komunitet politik bazuar në vlerat dhe praktikën e përbashkët demokratike. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme që edhe pse larg progresit të dëshiruar, integrimi i Ballkanit Perëndimor të mos shndërrohet në një rast të dështuar.
Bashkimi Europian nuk e ka të vështirë të na pranojë në raport me shifrat, por në raport me problemet që kemi.
Megjithatë, siç e ka treguar historia një problem ballkanik është një problem europian.
Prandaj duhet të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
284605244 565001094995130 2405281408342966411 N
284183858 565001048328468 7099350879727247249 N
284387722 565000968328476 8436770498338967842 N