Meta nga Forumi IX Global i Bakusë: Lufta në Ukrainë prodhoi efektin e kundërt të asaj që priste Rusia, bashkoi kombet tona

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global” ku ka folur për efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë.

Meta theksoi se Putini donte një NATO më të paktë, por ai po përballet me një Aleancë më të zgjeruar.

REAGIMI I METËS
Në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global” theksova sot se lufta në Ukrainë prodhoi efektin e kundërt të asaj që priste Rusia.

Nuk i ndau, por i bashkoi kombet tona.
Putini donte një NATO më të paktë, por ai po përballet me një NATO më të zgjeruar, me më shumë prani të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës dhe gjithashtu, edhe me më shumë anëtarë të Aleancës Atlantiko-Veriore.
Ky peizazh i ri gjeopolitik e konsideron të nevojshme një qasje të re të BE-së dhe NATO-s për zgjerimin dhe sigurinë kolektive.
Zgjerimi duhet të konsiderohet një instrument i fuqishëm gjeostrategjik.
Konflikti në Ukrainë ka rritur pamasë urgjencën e anëtarësimit të vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian.
Këto veprime do të parandalonin ndikimin e palëve të treta në disa rajone të pambrojtura.
Ne, në Ballkanin Perëndimor, jemi të shqetësuar për ndërhyrjen e përfaqësuesve rusë, të cilët synojnë të minojnë demokracinë dhe stabilitetin tonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit