Në lidhje me fjalimin e kryeministrit Rama në KiE, Meta tha se show i organizuar është përpjekje për të hequr vëmendjen nga skandalet e korrupsioni i qeverisë.

“Skanimi i problemeve që ka evidentuar progres raporti tregon devijim nga kursi i reformave që na bashkojnë me Perëndimin.

Bojkoti i PPE në Strasburg ndaj Ramës ishte mesazh i  qartë se bllofet dhe shfaqet teatrore që organizon duke cënuar edhe seriozitetin e institucioneve të rëndësishme europiane nuk mbulojnë dot kursin e tij aventuresk që nuk është tjetër veç përpjekje për të shmangur vëmendjen nga skandalet ku është përfshirë e ku është zhytur qeveria.

PL mbetet e  angazhuar në denoncimin e skandaleve dhe korrupsionit galopant, por edhe të përpjekjeve për ti dhënë fund keqqeverisjes me të gjitha format e angazhimit opozitar e qytetar”,tha Meta.