Meta për Kodin Zgjedhor: Presidenti i ka sytë nga populli, në cdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që …

Mos i humb

Në konferencën për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama për të kaluar të pandryshuar Kodin në parlament. Meta tha se uron në një reflektim të maxhorancës, ndërsa theksoi se secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij.

“Për të ndihmuar dhe garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, me standarde të OSBE, të një vendi anëtar të këshillit të europës, që ka disa kushte për negociata dhe që është fqinj me Maqedoninë e Veriut që ka treguar se si mund të organizohen zgjedhje model.

Si do sillet maxhoranca kjo mbetet për t’u parë. Nuk kam asnjë arsye përse të mos shpresoj në një reflektim të tyre. Më vjen keq që nuk kanë lexuar 80 faqet e argumenteve, po kanë reaguar menjëherë. Secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij. Aktet e presidentit kanë qenë e do jenë transpararente dhe në interes të popullit shqiptar.” u shpreh Meta.

Ndër të tjera Meta komentoi edhe vendimin për t’iu drejtuar Venecias lidhur me këtë cështje.

“Unë si president kam marr në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos patur besim te qeveria.

Presidenti i ka sytë nga populli, e dimë që Venecia është shumë i rëndësishëm, i dimë vendimet që nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Shprespoj të ketë një reflektim. Presidenti në cdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve.” u shpreh Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/950564982097492
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit