Meta për mbylljen e ASA-së: Pasoja të rënda për zhvillimin e dijeve albanologjike

Mos i humb

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, teksa sot 100 profesorë e studiues nga universitete ndërkombëtare u shprehën me anë të një letre të hapur kundër mbylljes së ASA-s.

Meta e cilëson një vendim të njëanshëm arbitrar, të pakonsultuar dhe shumë të dëmshëm. Sipas tij, ky vendim është me pasoja të rënda për zhvillimin e mëtejshëm të dijeve albanologjike.

POSTIMI I PLOTË

📚🇦🇱 Akademia e Studimeve Albanologjike, me një rol historik për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meritonte të fuqizohej dhe të mbështetej shumë më tepër, jo të asimilohej.

Vendimi i njëanshëm arbitrar, i pakonsultuar dhe shumë i dëmshëm i mbylljes së saj është i papranueshëm dhe me pasoja të rënda për zhvillimin e mëtejshëm të dijeve albanologjike.

Por nuk është i rastësishëm ky vendim asimilues i kësaj qeverie, e cila asimilimin e identitetit kombëtar e ka në krye të axhendës së saj.

Solidaritet të plotë me letrën e hapur të shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve, studiuesve dhe intelektualëve të angazhuar, vendas dhe të huaj, në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri.

Meta Fb
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit