Rama: Rezultati i 14 majit, arsye e fortë që të motivohemi e të bëjmë më shumë

Mos i humb

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në turin e takimeve falënderuese pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, në Berat deklaroi se rezultati i PS-së në zgjedhjet e 14 majit është një arsye shumë e fortë që të ne të motivohemi më shumë të përpiqemi më shumë e të bëjmë më shumë.

“PS ka marrë numrin më të lartë të votave historikisht, kemi fituar një mandat për të qeverisur në 54 bashki, por janë më shumë se 95% e popullsisë që do të drejtohen nga kryetarët tanë të bashkive. Ashtu sikundër kemi dalë forcë e parë në këshillat bashkiakë më shumë se në zgjedhjet e tjera vendore dhe kemi marrë mbështetjen e njerëzve për herë të parë në 30 e kusur vite në Tropojë, Kukës, Shkodër, Kamzë e me radhë. Kemi dy herë e gjysmë më shumë këshilltarë se të dytët pas nesh që në fakt nuk janë të dytët pas nesh, por janë të fundit prapa nesh. Të gjitha këto janë rezultat i shumë gjërave, por mbi të gjithave janë rezultat i kontributit dhe angazhimit të anëtarëve dhe anëtareve të PS-së. Janë rezultat i përkushtimit të të gjithëve ju dhe atyre që si ju gjatë gjithë kësaj përpjekje u angazhuan si kryetarë organizatash, patronazhistë, aktivistë, koordinatore duke bërë të mundur që makina jonë elektorale të hyjë me shpejtësi të re dhe të dalë me një rezultat të ri rekord në politikën shqiptare”, theksoi Rama.

Në këtë rezultat, vijoi Rama, rolin vendimtar e patën zgjedhësit që na votuan masivisht dhe dua t’i falënderoj të gjithë pa përjashtim, zgjedhësit e këtij qarku edhe ata zgjedhës që kanë votuar ndoshta për herë të parë për PS-së dhe kandidatët tanë duke qenë të djathtë, por duke preferuar që këtë herë të votojnë për veten, familjen, lagjen e qytetin e tyre e të mos e humbasin votën në drejtim të paditur.

“Dua të falënderoj edhe ata që nuk kanë dalë fare në votim, duke qenë në pamundësi për të votuar për ne , duke mos dashur për të votuar për ne dhe njëkohësisht duke mos dashur të ndyjnë dorën për të vënë shenjën e votës tek ai koalicion hijesh të së shkuarës që edhe këtu në Berat që nga Çepani deri në Kuçovë , që nga Poliçani deri këtu në qytet e deri në Dimal morën atë që meritonin disfatën që meritonin”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “e gjithë kjo është shumë për ne është vërtet një barrë shumë e madhe e një borxhi shumë të madh që ne duhet të bëjmë çmos ta mbajmë me dinjitet duke kuptuar që kjo votë nuk është shprehje e kënaqësisë popullore për qeverisjen tonë, është shumë e rëndësishme ta kuptojmë këtë gjë të parën fare, të mos na fryjë kjo erë e fortë fitoreje, por të na shfryjë duke na bërë të ndihemi ashtu siç jemi shumë më të vegjël se sa na duket vetja përballë njerëzve që përsëri na besojnë kaq shumë”.

Më tej Rama vuri në dukje se “nuk është një votë kënaqësie, njerëzit nuk janë të kënaqur me ne, ju qe jeni këtu që jeni zemra e kësaj fitorje keni më shumë pakënaqësi se sa keni kënaqësi nëse do flisnim për qeverisjen tonë qoftë atë qëndrore në Tiranë, qoftë atë në çdonjërën nga bashkitë. Të njëjtën ndjej edhe unë e do thosha edhe unë. Por ama kjo është diçka e shëndetshme në raste se e ne kuptojmë që edhe njerëzit e përjetojnë po njësoj madje ata që janë më larg kësaj qendre graviteti të PS-së e përjetojnë edhe më keq çdo problem edhe çdo çështje të pazgjidhur nga qeverisja jonë”.

Rama shtoi se, pritshmëria e tyre është komplimenti më i madh që mund të na bëhet ne për sa kohë ata e kanë këtë pritshmëri nga ne dhe besojnë fort që vetëm ne mund ti adresojmë ato probleme që nuk janë drejtuar si duhet apo nuk janë adresuar fare dhe vetëm ne duhet të korrigjojmë ato gabime që i kemi bërë dhe që nuk duhet të përsëriten.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit