Meta pritet në takim nga kryeparlamentari i Bullgarisë, Nikola Minchev, zbardhet diskutimi

Mos i humb

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bullgari, Presidenti Ilir Meta u prit në takim nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Nikola Minchev.foto galeri

Gjatë takimit, Meta dhe kryeparlamentari Minchev diskutuan mbi rëndësinë e forcimit të dialogut politik ndërparlamentar dhe fuqizimit të bashkërenditjes mes Grupeve të Miqësisë në konkretizimin e politikave dhe projekteve qeverisëse, si në rrafshin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal.foto galeri

Presidenti Meta theksoi se krijimi i një rrjeti dinamik ndërparlamentar mes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të mbështetur dhe jetësuar realizimin e Korridorit VIII, si një aks i rëndësishëm gjeostrategjik, do të ishte hapi i duhur në kohën e duhur. foto galeri Zhvillimet e reja e bëjnë edhe më të domosdoshëm dhe imediat rivitalizimin dhe përshpejtimin e Korridorit VIII, jo vetëm si një korridor zhvillimi midis Detit Adriatik dhe Detit të Zi, por edhe si një korridor sigurie.foto galeri Ndaj është i domosdoshëm bashkëpunimi i përhershëm edhe në nivel parlamentar të tre vendeve tona, por edhe të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian për të nxitur Qeveritë tona dhe institucionet ndërkombëtare në konkretizimin e projekteve, që përshpejtojnë proceset integruese në rajon.foto galeri
Bullgaria, edhe si vend anëtar i BE, do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë kuadër.foto galeri

“Bashkëpunimi ndërparlamentar ka një rol të pazëvendësueshëm, nxitës dhe jetësor në përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, – u shpreh Presidenti Meta.

 

 

 

 

 

 

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit