Meta: Qëllimi i revolucionit anti-korrupsion është vendosja e Referendumit si shpata e Damokleut!

Mos i humb

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dalë konferencë për shtyp. Meta foli ndër të tjera për mbledhjen e parë të strukturës së Partisë së Lririsë, ndërsa vjen pas letrës së Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit se një zyrtar i lartë I.M rezulton bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Mbledhja e parë mori disa vendime të rëndësishme. Për marrjen e të gjitha masave për avancimin e shpejtë të revolucionit anti-korrupsion. Qëllimi është triumfi”, tha Meta.

Ndërkaq,  për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka informuar ditën e sotme ish-presidentin e Republikës Ilir Meta se në emër të tij ndodhen të paktën 140 faqe informacion në arkivat e ish-Sigurimit të shtetit.

Bazuar në nenin 5 për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit, Meta është vënë në dijeni se në bazë të verifikimeve të kryera deri më tani, ka  në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit për të, një dosje përpunimi nr. 2565 e përbërë nga 140 faqe të anonimizuara, digjitalizuara, të hedhura në format CD.

Dokumenti në fjalë do t’i jepet kreut të Partisë së Lirisë në trajtë fotokopjeje dhe CD. Vendimi në fjalë është i ankimueshëm në Gjykatën Administrative.

Në letrën e Autoritetit drejtuar Kuvendit zbulohet se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit.

Po ashtu, Kuvendit i kujtohet miratimi i propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë si dhe disa ndryshime në ligjin 45/2015.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit