Meta: Reforma Territoriale nuk krijoi standarde minimale të shërbimeve

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se, pas 10 viteve të reformës territoriale akoma nuk janë krijuar disa standarde minimale të shërbimeve.

Në fjalën e tij, tryezën për pushtetin vendor “Reforma Territoriale dhe sfidat e qeverisjes vendore”, Meta u shpreh se, “objektivat e reformës administrativo- territoriale dhe strategjisë së decentralizimit në vitin 2015, do të synonin rritjen e efikasitetit në tërësi të strukturave të qeverisjes vendore, të forcimit të financave vendore dhe rritja e autonomisë fiskale, të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshme vendor dhe forcimit të qeverisjes të mire në nivel vendor”.

Por, shtoi ai, “edhe pas rreth 10 vitesh nga fillimi i reformës, aspekte të rëndësishme mbeten akoma për t’u adresuar: si decentralizimi fiskal dhe administrativ, përmirësimi i cilësisë dhe shtrirjes së shërbimeve, përfshirja më e madhe e qytetarëve në organet vendore, si dhe bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndër-institucionale”.

Meta tha se, “pas reformës administrativo-territorale synohej që bashkitë të rrisnin ndjeshëm kapacitetin e tyre për të mirëmenaxhuar financat që do të përktheheshin në shërbime publike më të mira për qytetarët”.

Sipas tij, “edhe pas 10 viteve të reformës, akoma nuk janë krijuar disa standarde minimale të shërbimeve që duhet të ofrojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore, si ato për: arsimin parauniversitar, të pastrimit, të gjelbërimit dhe furnizimit me ujë, të banesave, të sigurisë, të zhvillimit bujqësor dhe rural si dhe të shërbimit të emergjencave civile”.

Meta u shpreh se, “Partia e Lirisë në politikat e saj për përmirësimin e qeverisjes vendore e saj do të propozojë rritjen e autonomisë fiskale të pushtetit vendor, ndërmjet rishikimit të modelit të ndarjes së të ardhurave kombëtare, si të ardhurat nga taksat e ndara si dhe të taksave kombëtare duke i dhënë më shumë kompetenca administrative njësive të vetëqeverisjes vendore”.

Gjithashtu, PL do të propozojë rritje të kapaciteteve vendimarrëse të pushtetit vendor mbi të ardhurat e veta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit