Me anë të një postimi në Facebook, Meta deklaroi se të rinjtë në vendimmarrje dhe drejtim, do të jenë prioriteti i Partisë së Lirisë.

Postimi i plotë:

Me anëtaren e Komitetit Organizativ, Ismeralda Seidolli, një nga drejtueset më të njohura të rinisë në Qarkun e Korçës dhe në gjithë vendin, kandidate për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, biseduam sot për çështjet e organizimit të partisë, problemet e arsimit universitar, si dhe përfshirjes së të rinjve si kandidatë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Të rinjtë në vendimmarrje dhe drejtim, do të jenë prioriteti im dhe Partia e Lirisë është platforma e tyre.